Agatha Herbs
Selenite Wand "OM" - 14,5cm
Selenite Wand "OM" - 14,5cm
Disponueshmëria e marrjes nuk mund të ngarkohej
Selenite Crystal Wand!
Në përdorimin e kristaleve, një shkop seleniti është një nga kristalet e para që do të dëshironi të blini, pasi ka të ngjarë të bëhet themeli dhe pjesa kryesore e koleksionit tuaj për vitet në vijim! 😉Seleniti është një gur thellësisht shpirtëror dhe nje shërues i fuqishem. Largon energjinë negative dhe ndihmon te lidhesh me energjira te ndryshme me te larta. Ne univers ka pafund dimensione pozitive me te cilat mund te lidhesh, te rrisesh vibrimin tend dhe te zbulosh prej tyre informacione qe ndoshta askush tjeter ne toke s’i di. Do te ndihmojë të zhbllokosh energjinë që te pengon të arrish potencialin tend më të lartë. Si pasoje do jesh më pranues ndaj shenjave, sinkroniciteteve dhe mesazheve të Universit.
💙Si perdoret? 💙
Për të përdorur një shkop seleniti për të balancuar energjinë tende të brendshme dhe për të shëruar chakrat, vendose ne zonen perkatese dhe perqendrohu te lidhesh energjine tende me te kristalit. Ose mund te lidhesh energjine e universit direkt me kristalin. Kaloje rresht ne te gjitha chakrat, rreth aures, si dhe personit tjeter qe doni ti pastroni ose sheroni energjine. 🌙🤍
SHËNIM: Për shkak të formacioneve natyrore, madhësia dhe gjerësia mund të ndryshojnë me 1 cm dhe disa mund të paraqesin formacione që ngjajnë me çarje nga brenda, por jini të sigurt se ato nuk janë të thyera, por janë të gjitha pjesë e formacionit natyror.
Shpërndaje
