Agatha Herbs
Dragon Letra Orakulli - 44 Letra (Udhezues PDF)
Dragon Letra Orakulli - 44 Letra (Udhezues PDF)
Disponueshmëria e marrjes nuk mund të ngarkohej
Lidhu me dragonjtë nderkohe qe ata të mbështesin për të pastruar energjitë negative, për të gjetur frymëzim për vizionet dhe qëllimet e tua dhe për të përparuar në rrugëtimin tënd spiritual.
Dragojtë janë qenie eterike të bukura, të mençura dhe me zemër të hapur qe i perkasin dimensioneve engjëllore, të cilet dërgohen këtu nga Universi për të na ndihmuar dhe mbështetur. Ata veprojnë në një frekuencë vibruese të ndryshme nga ne, prandaj shumica e njerëzve nuk mund t'i shohin, por janë shumë të gatshëm të lidhen me ne nëse jemi gati të sintonizohemi me vibracionet e tyre. Udhëzimi i tyre mund të na ndihmojë të heqim energjitë më të ulëta, tia dalim nëpër situata sfiduese dhe të na frymëzojë në endrrat qe kemi per jeten.
44 letrat në këtë pako të bukur dhe unike do t'ju ofrojnë këshilla rreth jetës suaj të përditshme, misionit tuaj shpirtëror dhe si mund t'i shërbeni planetit. Gjithashtu përfshihet një udhëzues ne format dixhital PDF i cili ju tregon se si të kryeni lexime, zbulon kuptimin e thellë të secilës prej letrave dhe shpjegon rolet dhe energjitë unike të Dragonjve të Tokës, Ajrit, Zjarrit dhe Ujit.
Ndërsa punoni me këto letra, do të zbuloni shumë mënyra se si Dragonjtë mund të mbështesin jetën tuaj, të ndihmojnë rritjen tuaj shpirtërore dhe të ndriçojnë rrugën tuaj. Lejojini ata t'ju frymëzojnë dhe t'ju udhëzojnë!
Seti vjen me një udhëzues PDF se si ta përdorni dhe shpjegime më të thella të secilës kartë.
Shpërndaje
