Incense 7 chakrat
Incense 7 chakrat
Nga ana shkencore chakrat jane pika ku nderlidhen shume nerva, ne te cilat spiritualiteti na meson se mblidhet dhe ruhet energjia. Ato kane nevoje te aktivizohen, dhe te mbushen perdite me energji ✨
Nuk ka manual për numrin total te qendrave energjetike, por megjithatë ato dallohen nga shtatë kryesore te cilat jane me funskionalet dhe qe duhen mirembajtur. 🪐
❤️Chakra Chi: fale saj, energjia, shëndeti, seksualiteti dhe besimi janë të plote. Sa me e forte te jete chakra chi, aq me shume energjia spirituale arrin te manifestoje ne realitetin fizik.
🧡Chakra seksuale: ndikon në krijimtarinë, dëshirën seksuale, për të qenë të guximshëm dhe aktiv.
💛Chakra Solar Plexus: Gëzimi, butësia, besimi, vetebesimi dhe cilësitë drejtuese i jepen një personi nga kjo chaker.
💚Chakra e zemres: zmadhon aftësinë për të dashur, për të qenë të lumtur, për të ndjerë harmoninë dhe lirinë.
💙Chakra e fytit: I jep një personi aftësinë për të dëgjuar, folur, ndjerë, menduar qartë, analizuar informacionin e marrë, dëshirën për të zhvilluar.
🤍Chakra e mendjes: fale saj një person është në gjendje të mendojë ne nivele me te larta inteligjence, sa me shume ta zhvillosh, aq me shume zhvillohet dhe mendja e personit.
💜Chakra e kurores: Ka te beje me energjine spirituale, lidhjen me hyjnoren dhe dimensionet e tjera.
Shikoni sesi cdo pjese e mban vital cdo person. Chakrat duhen aktivizuar, mirembajtur dhe pastruar pasi energjira te ngecura dhe bllokuara ne to, sjellin semundje fizike ne organet qe e rrethojne. Perdorni kete incense duke u perqendruar te to, gjate praktikes, yoges dhe meditimit.